KUR’AN-i
Shqip – Albanian

01 - El Fatiha


El Fatiha – Hapja

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

Pjesa 1

1. Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e Alemin-it (Zoti i të gjitha botëve, i gjithësisë dhe i gjithçkaje që gjindet në të, gjithçka që ka krijuar Allahu, Zoti i njerëzve dhe i xhindeve).

2. I Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

3. I Vetmi Zotërues (dhe i Vetmi Gjithëgjykues-Mbisundues) i Ditës së Shpërblimit (Ditës së Ringjalljes).

4. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo, në çdo kohë dhe për çdo gjë).

5. Përforcona (drejtona) në Rrugën e Drejtë.

6. Në Rrugën e atyre të cilëve Ti u ke dhuruar Mëshirën Tënde,

7. Jo në (rrugë) të atyre që e merituan Zemërimin Tënd mbi vete dhe as në (rrugë) të atyre të cilët e humbën veten. (Amin).

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free