KUR’AN-i
Shqip – Albanian

96 - Al ‘Alak



Al ‘Alak - Gjaku i mpiksur

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë).

2. Ka krijuar njeriun nga Alak (copë gjaku e mpiksur në mitrën e nënës).

3. Lexo! Dhe Zoti yt është më i Begati Dhurues.

4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.

5. Ai i mësoi njeriut atë që nuk e dinte.

6. Por ja! Me të vërtetë njeriu i kalon të gjithë kufijtë (në mosbesim, në vepra të ulëta e poshtërsi).

7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.

8. Sigurisht që kthimi (i fundit) është vetëm tek Zoti yt.

9. A e ke parë ti (Muhammed) atë (Ebu Xhehlin) i cili ndalon,

10. Një rob (të Zotit) kur ai falet?

11. Ç’mendon kur ai (robi) është në udhëzim (të Allahut)?

12. Apo që urdhëron për përkushtim (ndaj Allahut)?

13. A më tregon nëse ai (Ebu Xhehli) përgënjeshtron dhe kthen shpinën (nga besimi)?

14. A nuk e di ai se Allahu padyshim që e sheh (çfarë bën ai)?

15. Përkundrazi! Nëse ai nuk ndalet, Ne do ta tërheqim atë për ballukesh,

16. (Ball) ballukesh gënjeshtare, mëkatare!

17. Atëherë le t’i thërret ata të vetët (ndihmuesit e tij).

18. Ne do të thërrasim rojet e Xhehenemit (të merren me të)!

19. Jo, (O Muhammed)! Mos iu bind atij, por bjer në sexhde (me fytyrë në tokë) dhe afroju sa më shumë (Allahut)!
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free