KUR’AN-i
Shqip – Albanian

86 - At Tarik



At Tarik - Vizitori i natës

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. (Betohem) për qiellin dhe për At-Tarik (Vizitori i Natës, Ylli i shndritshëm)!

2. Dhe çfarë do të bëjë ty të kuptosh se ç’është At Tarik (Vizitori i Natës)?

3. (Është) ylli me ndriçim të fortë;

4. Nuk ka njeri që të mos ketë përsipër ruajtës (melekë me detyrë të mbrojtjes së çdo njeriu dhe duke shkruar punët e tij të mira e të këqija).

5. Kështu pra, le të shikojë njeriu nga çfarë është krijuar ai!

6. Ai është krijuar prej lëngut që derdhet,

7. Duke filluar (prej vendit) ndërmjet shtyllës kurrizore dhe brinjëve.

8. Vërtet që Ai (Allahu) është i Zoti ta sjellë atë përsëri (në jetë).

9. Ditën kur të gjitha të fshehtat (punët, faljet, agjërimet etj) do të shqyrtohen (për vërtetësinë e tyre).

10. Atëherë njeriu nuk do të ketë as fuqi dhe asnjë ndihmues.

11.(Betohem) për qiellin i cili sjell shi herë pas here!

12. Për tokën e cila çahet (me rritjen e bimëve)!

13. Vërtetë që ai (Kur’ani) është Fjala ndarëse (e së vërtetës nga e pavërteta).

14. Dhe nuk është gjë për lojë e për t’u argëtuar.

15. Vërtetë që ata po thurin një përbetim (ndaj teje o Muhammed).

16. (Por gjithashtu) edhe Unë po bëj Plan.

17. Kështu që jepu afat mosbesimtarëve. Merru butë me ta për pak kohë.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free