KUR’AN-i
Shqip – Albanian

100 - El Adijat



El Adijat - Vrapuesit

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. (Betohem) për vrapuesit (kuajtë) e shpejtë që hingëllojnë,

2. Duke nxjerrë xixa (me thundrat e tyre)!

3. Të cilët vërsulen në sulm heret në agim!

4. Dhe atëherë ngrisin pluhur si re!

5. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut)!

6. Vërtet që njeriu është mosmirënjohës ndaj Zotit të tij.

7. Dhe për këtë qëndrim ai dëshmon (me veprat e tij).

8. Dhe padyshim që ai është i egër në dashurinë për pasuri.

9. A nuk e di ai se kur të nxirren e të derdhen jashtë çfarë ka në varre (dhe gjithë njerëzimi të ringjallet).

10. Dhe të bëhet e njohur ajo që ishte në gjokset e njerëzve.

11. Padyshim që atë Ditë (Ditën e Llogarisë), pa dyshim që Zoti i tyre do të jetë plotësisht i Mirënjohur për ta (në dijeni të plotë për veprat e tyre dhe do t’i shpërblejë ata për to).
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free