KUR’AN-i
Shqip – Albanian

88 - Al Gashijah



Al Gashijah - Mbulimi

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. A të ka arritur ngjarja e mbulimit (trishtimi i Ditës së Kijametit)?

2. Ditën kur disa fytyra do të poshtërohen.

3. Duke punuar, të raskapitur (në Jetën e Pastajme me poshtërim e turpërim).

4. Ata do të hidhen në Zjarrin e nxehtë flakërues.

5. Atyre do t’u jepet për të pirë nga burimi që vlon.

6. Asnjë ushqim nuk do të ketë për ta përveç Edh-Dharie (bimë me xhemba helmuese),

7. E cila as nuk ushqen dhe as nuk largon urinë.

8. (Të tjera) fytyra atë Ditë do të jenë të gëzuara,

9. Të kënaqura me përpjekjet e tyre.

10. Në Xhennetin e lartë,

11. Në të cilin ata nuk do të dëgjojnë as fjalë të rëndë, as gënjeshtër,

12. Në të cilin do të ketë burim që rrjedh,

13. Në të cilin do të ketë frone të lartë,

14. Dhe kupa pranë duarve,

15. Dhe divanë në radhë,

16. Dhe qilimë të çmuar e të shtruar gjithandej.

17. A nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?

18. Dhe qiellin, se si është ngritur?

19. Dhe malet, se si janë ngulur e qëndruar fort?

20. Dhe tokën, se si është shtruar?

21. Kështu pra, kujtoji ata (O Muhammed), ti je vetëm një përkujtues.

22. Ti nuk je dhunues mbi ta,

23. Përveç atij i cili kthen shpinën dhe mohon.

24. Atëherë Allahu do ta dënojë atë me ndëshkimin më të rëndë.

25. Pasi padyshim tek Ne do të jetë kthimi i tyre,

26. Pastaj sigurisht që për Ne do të jetë gjykimi i tyre.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free