KUR’AN-i
Shqip – Albanian

53 - En Nexhm



En Nexhm - Ylli

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. (Betohem) për yllin kur ai bie (e shuhet)!

2. Shoku juaj (Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) as nuk ka humbur rrugën e drejtë, as nuk ka gabuar.

3. As nuk flet ai nga dëshira (e vetë atij).

4. Është vetëm Shpallje që i frymëzohet.

5. Atij i është mësuar (ky Kur’an) nga një i lartë në fuqi (Xhibrili ‘alejhis–selam),

6. Një i pastër nga çdo e metë në mendje e trup, pastaj ai (Xhibrili në pamjen e tij të vërtetë siç është krijuar nga Allahu) u ngrit (dhe u bë i qëndrueshëm).(Tefsir At-Tabari).

7. Kur ai (Xhibrili) ishte në pjesën më të lartë të hapësirës.

8. Pastaj ai u lëshua dhe iu afrua afër-afër.

9. Dhe ishte afër sa dy harqe ose edhe më afër.

10. Dhe kështu (Allahu) i shpalli robit të Tij (Muhammedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me anë të Melekut Xhibril ‘alejhis–selam).

11. Zemra (e Muhammedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e mohoi atë që ai pa.

12. A po i bëni polemikë atij për çfarë ai pa (gjatë Natës së Miraxhit - ngritja e Muhammedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në shtatë qiejt)?

13. Dhe vërtet që ai (Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e pa atë (Xhibrilin) në një zbritje tjetër (edhe një herë tjetër).

14. Afër Sidreti el-Munteha (pemë në kufirin më të lartë mbi qiellin e shtatë, përtej së cilës askush nuk mund të kalojë).

15. Pranë saj është Vendbanimi i Xhennetit.

16. Atëherë kur Sidreh e mbuloi çka e mbuloi.

17. Shikimi i tij (i Muhammedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk u lëkund dhe as nuk e kaloi kufirin (e përcaktuar për të).

18. Vërtet që ai (Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pa disa nga Shenjat më të Mëdha të Zotit të tij!

19. A i keni menduar ju atëherë El-Late dhe El-Uza-za (dy idhuj të arabëve paganë)?

20. Dhe atë të tretin, Menatin?

21. A mendoni se bijtë janë tuajët, e të Tij (Allahut) bijat?

22. Atëherë vërtetë që ajo është një ndarje tepër e padrejtë!

23. Ata janë vetëm emra që ju dhe baballarët tuaj i keni emëruar, sepse Allahu nuk zbriti për ta asnjë tregues e asnjë të drejtë. Por ata (mosbesimtarët) ndjekin vetëm hamendje dhe çfarë ata dëshirojnë, ndërkohë që tashmë u ka ardhur Udhëzimi nga Zoti i tyre!

24. Apo do t’i takojë njeriut ajo që ai dëshiron?

25. Por Allahut i përket e Fundit (Bota e Përtejme) edhe e para (kjo botë).

26. Dhe ka shumë melekë në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk vlen, përveç vetëm pasi Allahu të ketë dhënë lejimin për atë që Ai do e dëshiron.

27. Vërtet ata që nuk besojnë në Jetën e Përtejme, ata i emërtojnë melekët me emra femërorë!

28. Ata nuk dinë asgjë për këtë. Ata ndjekin vetëm hamendje dhe padyshim se hamendja nuk është asgjë ndaj së vërtetës.

29. Andaj, ti largohu prej atij që i ka kthyer shpinën Mesazhit Tonë (Kur’anit) dhe që nuk do tjetër vetëm se jetën e kësaj bote.

30. Ajo është e tërë dituria që kanë arritur ata. Vërtet që Zoti yt është Ai i Cili di plotësisht atë që largohet e gabon nga Rruga e Tij dhe Ai e di plotësisht atë që udhëzohet.

31. Dhe Allahut i përkasin gjithë ç’është në qiej dhe gjithë ç’është në tokë, që Ai të shpërblejë ata që kanë bërë të këqen me atë që ata kanë bërë dhe që Ai t’i shpërblejë ata që bëjnë mirë me më të mirën.

32. Ata që u largohen gjynaheve të mëdha dhe El-Favahish (marrëdhënie imorale të paligjshme) përveç gabimeve të vogla, - vërtet që Zoti yt është me Falje të Gjërë. Ai ju njeh juve mirë, kur Ai ju krijoi nga toka (Ademin) dhe kur ju ishit embrion në mitrat e nënave tuaja, kështu që mos ia përcaktoni vetes suaj pastërtinë. Ai e njeh mirë atë i cili i frikësohet Atij dhe i cili plotëson detyrimin ndaj Tij.

33. A e pe atë (O Muhammed) i cili u largua (nga Islami),

34. Që dha pak e pastaj e ndërpreu?!

35. A mos disponon ai me njohuri të Gajbit (të fshehtës) dhe ai e di atë?

36. Apo nuk është i njoftuar me atë që gjindet në Fletët e Musait,

37. Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet.

38. (që në to shkruan) Se asnjë i ngarkuar (me gjynahe) nuk do të bart barrën (gjynahet) e tjetrit.

39. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër, vetëm se ajo që ka punuar.

40. Dhe se veprat e tij do të shihen.

41. Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.

42. Dhe se tek Zoti yt është Fundi (kthimi i çdo gjëje).

43. Dhe se Ai bën për të qeshë dhe bën për të qarë.

44. Dhe se Ai është që sjell vdekje dhe jep jetë.

45. Dhe Ai (Allahu) është që krijon palët: mashkullin dhe femrën,

46. Nga Nutfah (lëngu i ngjizur i krijuar nga bashkimi i farës së vezëve mashkullore me ato femërore) kur ajo derdhet.

47. Dhe se tek Ai (Allahu) është një ngritje tjetër (Dita e Ringjalljes).

48. Dhe se Ai është që pasuron dhe varfëron.

49. Dhe se Ai është Zoti i Shierit (Sirius, yll i adhuruar prej paganëve).

50. Dhe se është Ai i Cili shkatërroi Aadin e lashtë.

51. Edhe Themudin. Ai nuk la asnjë prej tyre.

52. Edhe popullin e Nuhut më herët, të cilët vërtet ishin më të padrejtë, më të pabindur, që kalonin tej (në mosbindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Nuhut ‘alejhis–selam).

53. Dhe Ai shkatërroi qytetet e përmbysur (të Sodomit tek i cili qe dërguar Pejgamberi Lut).

54. Kështu ata i mbuloi ajo që i mbuloi (ndëshkimi me gurë dhe përmbysja).

55. Atëherë cilën nga Mirësitë e Zotit tënd (O njeri!) do ta vesh në dyshim?

56. Ky (Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është këshillues (i Dërguar) në rrjedhën e këshilluesve (të Dërguar) më parë.

57. Po afrohet Dita e Ringjalljes.

58. Askush veç Allahut nuk mund ta zbulojë (ta bëjë të njohur, ta shmangë, ta afrojë ose ta largojë).

59. A habiteni pra nga ky rrëfim (i Kur’anit)?

60. Dhe qeshni me të e nuk qani,

61. Duke humbur jetën tuaj (të çmuar) në lojë e dëfrim (në kotësi, muzikë etj).

62. Bini pra me fytyrë përtokë në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë (e vetëm Atë, Një e të Vetëm).
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free