KUR’AN-i
Shqip – Albanian

97 - El Kadr



El Kadr - Nata e vendimeve të mëdha

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Vërtet që Ne e kemi zbritur atë (Kur’anin) Natën e Kadrit.

2. Dhe çfarë do të të bëjë ty të mësosh se ç’është nata e Kadrit?

3. Nata e Kadrit është më e vlefshme se sa njëmijë muaj!

4. Gjatë saj zbresin melekët dhe Er-Ruh (Xhibrili ‘alejhis–selam) me Lejen e Allahut me të gjitha Vendimet.

5. Paqë! (Gjithë atë natë) është Paqë (dhe Mirësi nga Allahu për robët adhurues të Tij) deri me shfaqjen e agimit.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free