KUR’AN-i
Shqip – Albanian

76 - El Insan



El Insan - Ed Dehr - Njeriu ose Koha

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. A nuk ka qenë mbi njeriun një periudhë kohore, kur ai nuk ishte asgjë për t’u përmendur?

2. Vërtet që Ne e krijuam njeriun nga Nutfah (pika) lëngu i bashkuar (të derdhura nga burri dhe nga gruaja), me qëllim që ta provojmë atë, kështu që Ne e bëmë atë dëgjues (dhe), shikues.

3. Vërtet që Ne ia treguam atij rrugën që ai të jetë ose falënderues, ose mosmirënjohës (mohues).

4. Vërtet që Ne kemi përgatitur për mosbesimtarët pranga hekuri, jaka hekuri dhe Zjarr flakërues.

5. Vërtet që Ebrarët (besimtarët e vërtetë e të përkushtuar në Besimin e Pastër Islam) do të pinë në kupë të përzier me ujë nga burimi Kafur (në Xhennet).

6. Burim prej të cilit pinë robët e Allahut duke e bërë atë të gurgullojë me bollëk.

7. Ata (janë të cilët) përmbushin betimet (e tyre) dhe i frikësohen një Dite, e keqja e së cilës ka përmasa të mëdha.

8. Dhe ata janë që për hir të Tij i japin të varfrit – Miskinë, jetimit dhe robit.

9. (Duke thënë): “Ne po ju ushqejmë vetëm për Fytyrë të Allahut. Ne nuk duam prej jush as shpërblim dhe as falënderime.

10. Vërtet që ne kemi frikë nga Zoti ynë një Ditë të vështirë dhe të trishtuar, e cila do t’i bëjë fytyrat e tmerruara.”

11. Kështu pra, Allahu i shpëtoi nga e keqja e asaj Dite dhe u dhuroi atyre Nadretun (Dritë bukurie) dhe gazmendin e kënaqësisë.

12. Dhe shpërblimi i tyre do të jetë Xhenneti dhe mëndafshi, sepse ishin të duruar.

13. Duke pushuar atje në shtretër të lartë, dhe aty nuk do të shohin nxehtësinë e madhe të diellit dhe as të ftohtët e ashpër.

14. Dhe hija e tij (Xhennetit) është afër mbi kokat e tyre dhe degët e frutave të tij do të varen poshtë ndër duart e tyre.

15. Dhe atyre u shërbehet me enë të argjendta dhe gota kristali.

16. Kristal i kulluar i punuar me argjend. Ata do ta përcaktojnë masën e tyre (kupave) sipas dëshirës së tyre.

17. Dhe do t’u jepet për të pirë kupë (me pije) të përzier me xhenxhefil (bimë aromatike),

18. Një burim atje, i quajtur Salsabil.

19. Dhe rreth e rrotul tyre (do të shërbejnë) djem të rinisë së përhershme. Po t’i shihje, do të të dukeshin si margaritarë të shpërndarë.

20. Dhe kur të vështrosh atje (në Xhennet), do të shohësh kënaqësi (që s’e merr dot me mend) dhe mbretërim madhështor.

21. Rrobat e tyre do të jenë mëndafsh i gjelbër i butë dhe qëndisje ari. Ata do të stolisen me bylyzykë argjendi dhe Zoti i tyre do t’u japë për të pirë pije të pastër.

22. (Dhe do t’u thuhet): “Me të vërtetë ky është shpërblimi për ju dhe përpjekja juaj është pranuar.”

23. Vërtet që Ne jemi të Cilët e zbritëm Kur’anin tek ti (O Muhammed) kohë pas kohe.

24. Kështu që ji i duruar dhe nënshtroju Urdhërimit të Zotit tënd dhe mos iu bind asnjë mëkatari ose mohuesi prej tyre.

25. Dhe kujto Emrin e Zotit tënd çdo mëngjes e pasdite (duke kryer faljet e Agimit, të Mesditës dhe të Pasditës).

26. Dhe natën bjer me fytyrë përtokë (në Sexhde) për Atë (duke falur Mbrëmjen dhe Darkën) dhe lavdëro Atë gjatë natës me falje të gjatë (në namazin Tahaxhud).

27. Vërtet që këta (mosbesimtarë), e duan fort jetën e tashme të kësaj dynjaje dhe hedhin pas shpine një Ditë të rëndë (që i pret).

28. Jemi Ne të Cilët i krijuam ata dhe Ne i kemi bërë ata me ndërtim të fortë. Dhe kur të duam, Ne mund t’i zëvendësojmë ata me të tjerë si këta duke i zëvendësuar plotësisht.

29. Vërtet që këto (Vargje të Kur’anit) janë këshillë përkujtuese, kështu që kushdo që të dojë, le të marrë Udhë drejt Zotit të tij!

30. Por ju nuk mund të dëshironi, pos nëse do Allahu. Vërtet që Allahu është kurdoherë i Gjithëditur, më i Urti Gjithëgjykues.

31. Ai do të shtjerë në Mëshirën e Tij kë të dojë Ai; e sa për Dhalimunët (zullumqarët, politeistët, mohuesit), Ai ka përgatitur ndëshkim të dhimbshëm.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free