KUR’AN-i
Shqip – Albanian

99 - Ez Zelzele



Ez Zelzele - Tronditja e madhe

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Kur toka të dridhet me tronditjen e madhe (për të fundit herë).

2. Dhe kur toka të nxjerrë jashtë barrën e saj (gjithë ç’ka brenda).

3. Dhe njeriu do të thërrasë: “Ç’farë ka kjo!?”

4. Atë Ditë ajo do të shpall njoftimet e saj (për gjithë çka ka ndodhur mbi të nga e mira dhe e keqja),

5. Sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.

6. Atë Ditë njerëzit do të paraqiten të veçuar në grupe që t’u tregohen veprat e tyre.

7. Kësisoj, kushdo që bën mirësi sa një thërrmijë qoftë (apo sa një milingonë), do ta shohë atë.

8. Dhe kushdo që bën keq sa një thërrmijë qoftë, do ta shohë atë.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free