KUR’AN-i
Shqip – Albanian

72 - El Xhin



El Xhin - Xhindi

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Thuaj (O Muhammed): “Më është shpallur mua se një grup i vogël xhindesh dëgjuan (Kur’anin) dhe thanë: “Me të vërtetë që kemi dëgjuar Këndim (të Kur’anit) të mrekullueshëm!

2. Ai udhëzon në Rrugën e Drejtë dhe ne kemi besuar në të dhe ne kurrë nuk do t’i vëmë shok (në adhurim) Zotit tonë (Allahut).

3. Dhe e lartësuar qoftë Madhështia e Zotit tonë, Ai nuk ka marrë bashkëshorte dhe as nuk ka të lindur (pasardhës ose fëmijë).

4. Dhe të marrët nga mesi ynë (shejtani ose xhindet politeistë) thoshin kundër Allahut të pavërteta (duke trilluar pa kufi).

5. Dhe vërtet që ne mendonim se njerëzit dhe xhindet nuk duhet të nxjerrin nga goja gënjeshtër kundër Allahut.

6. Dhe vërtet që pati burra nga njerëzit të cilët iu mbështetën burrave nga radhët e xhindeve, por ata (xhindet) ua shtuan atyre (njerëzve) mëkatet dhe mosbesimin.

7. Dhe ata menduan siç mendonit ju, se Allahu nuk do të çojë ndonjë të Dërguar (për njerëzit dhe xhindet).

8. Dhe ne shihnim të kapnim qiellin, por atë e gjetëm të mbushur me rojtarë të rreptë dhe me zjarre të flaktë.

9. Dhe vërtet që ne uleshim atje në vende për të dëgjuar (për të vjedhur ndonjë fjalë), por kushdo që dëgjon tash, do të gjejë një zjarr të fshehtë që i rri në pritë.

10. Dhe ne nuk e dimë nëse është vendosur e keqja për ata në tokë, apo Zoti i tyre ka qëllim për ta udhëzimin në Rrugë të Drejtë.

11. Ka prej nesh disa që janë të drejtë dhe disa në të kundërtën; ne jemi grupe, secili në rrugë të ndryshme (besime të ndryshme).

12. Dhe ne mendojmë se nuk mund t’i shpëtojmë Allahut në tokë, as nuk mund të shpëtojmë duke ikur e duke ia mbathur.

13. Dhe vërtet kur ne dëgjuam Udhëzimin (këtë Kur’an), ne besuam në të (në Besimin Islam) dhe kushdo që beson tek Zoti i tij, nuk do të ketë aspak frikë, as për pakësim të shpërblimit të veprave të tij të mira dhe as për shtim të dënimit për gjynahet e tij.

14. Dhe prej nesh disa janë muslimanë dhe prej nesh disa janë Kasitunë (mosbesimtarë që janë larguar nga Rruga e Drejtë). Dhe kushdo që ka përqafuar Islamin, ja, këta pra kanë kërkuar Rrugën e Drejtë.”

15. Dhe sa për Kasitunët (mosbesimtarë të larguar nga Rruga e Drejtë), këta do të jenë lëndë djegëse për Xhehenemin.

16. Sikur ata të kishin besuar Allahun dhe të kishin qëndruar në Rrugën e Drejtë, Ne padyshim që do të kishim derdhur mbi ta ujë (shi) me bollëk.

17. Që Ne të mund t’i provonim ata me të. Dhe kushdo që ikën prej Përkujtuesit të Zotit të tij (prej Kur’anit dhe nuk e zbaton atë), Ai do ta bëjë atë të hyjë në ndëshkim të ashpër (në Xhehenem).

18. Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun, kështu që mos lutni asnjë tjetër bashkë me Allahun.

19. Kur robi i Allahut (Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ngrit duke lutur (Allahun) në falje për Të, ata (xhindet) veç u mblodhën turmë rreth tij si të ngjitur njëri mbi tjetrin (me qëllim që të dëgjonin këndimin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

20. Thuaj: “Unë lus vetëm Zotin tim dhe nuk bashkoj askënd si shok a të barabartë përkrah me Të.”

21. Thuaj: “Nuk është në fuqinë time t’ju sjell dëm ose t’ju bie në Rrugën e Drejtë.”

22. Thuaj: “Askush nuk mund të më mbrojë mua nga Ndëshkimi i Allahut (po të isha që nuk i bindem Atij) dhe nuk do të gjeja mbështetje përveçse tek Ai.

23. (Për mua është) vetëm njoftimi (i së vërtetës) prej Allahut dhe i Mesazheve të Tij, dhe kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, atëherë vërtet që për të është zjarri i Xhehenemit për të banuar në të përgjithmonë.”

24. Derisa, kur ata ta shohin atë që u është premtuar, atëherë do ta kuptojnë se kush është ai që është më i dobët përsa u përket ndihmuesve dhe më i parëndësishëm (e më i pakët) në numër.

25. Thuaj: “Nuk e di nëse ajo (ndëshkimi) që u është premtuar është afër, apo nëse Zoti im do të caktojë për të afat të largët.

26. (Ai i Vetëm është) i Gjithëdituri i Gajbit (i të panjohurës) dhe askujt nuk ia shpall Gajbin (fshehtësinë) e Tij.”

27. Përveç ndonjë të Dërguari (nga njerëzit) të cilin Ai e ka zgjedhur (Ai i njofton atij nga e fshehta, sa të dojë Ai) dhe pastaj Ai bën një grup roje (melekësh) të ecin para tij dhe pas tij.

28. (Allahu i ruan të Dërguarit) deri sa Ai të shohë se ata i kanë shpallur Mesazhet e Zotit të tyre (Allahut). Dhe Ai rrethon gjithçka që është me ta dhe Ai mban llogari për çdo gjë.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free