KUR’AN-i
Shqip – Albanian

95 - Et Tin



Et Tin – Fiku

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. (Betohem) për fikun dhe për ullirin!

2. Për (kodrën) Turi Sinanë!

3. Për këtë qytet të sigurisë (Mekën)!

4. Vërtet që Ne e krijuam njeriun në ndërtimin (formën) më të mirë.

5. Pastaj Ne e ulëm atë mu në fund të fundit.

6. Përveç atyre të cilët besojnë (në Besimin e Pastër Islam) dhe punojnë mirësi e drejtësi: Mu për këta është shpërblimi i madh dhe i pafund (Xhenneti).

7. E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri ty të mohosh (o mosbesimtar) Shpërblimin (e një Dite të Llogarisë që vjen)?

8. A nuk është Allahu Gjithëgjykuesi më i Urtë?
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free