KUR’AN-i
Shqip – Albanian

107 - El Maun



El Maun - Nderi i vogël

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. A e ke parë atë i cili mohon Shpërblimin (në Ditën e Gjykimit)?

2. Ai është i cili e përzë jetimin (me neveritje).

3. Dhe nuk këshillon e nuk nxit për të ushqyer të varfrin (El-Miskin).

4. Atëherë pra, shkatërrim është për ata që falen (sa për sy e faqe, si hipokritë),

5. Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm (duke u vonuar nga koha e përcaktuar për falje).

6. Ata të cilët vetëm për t’u dukur faqe njerëzve bëjnë vepra të mira,

7. Dhe ata të cilët nuk japin as El-Maun (sendin më të vogël).
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free