KUR’AN-i
Shqip – Albanian

94 - El Inshirah



El Inshirah (Esh Sherh) - Hapja e gjoksit

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd (O Muhammed)?

2. Dhe e hoqëm prej teje barrën,

3. E cila rëndonte shpinën tënde.

4. Dhe a nuk e ngritëm Ne lart famën dhe emrin tënd?

5. E padyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.

6. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.

7. Kështu që, kur ta përfundosh (obligimin), ngrihu dhe qëndro në adhurim të Allahut (duke kryer falje).

8. Dhe (vetëm) te Zoti yt ktheji (të gjitha qëllimet, shpresat dhe) lutjet.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free