KUR’AN-i
Shqip – Albanian

54 - El Kamer



El Kamer - Hëna

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Ora (e Katastrofës së Përgjithshme) është afruar dhe hëna u ça në dysh.

2. Po ata edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli), zbrapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!”

3. Ata përgënjeshtruan (Vargjet e Allahut, Kur’anin) dhe ndoqën epshin e tyre. Dhe çdo gjë do të vendoset (sipas llojit të veprave të secilit).

4. Dhe me të vërtetë që u kanë ardhur tashmë atyre njoftime (në këtë Kur’an) ku ka (mjaft këshillime) për t’i ndaluar ata (nga e keqja).

5. (Kur’ani është) Urtësi e përsosur, por këshilluesit nuk u sjellin dobi atyre.

6. Kështu që tërhiqu prej tyre. Ditën kur thirrësi do t’i thërrasë ata tek një çështje e tmerrshme.

7. Ata do të dalin nga varret me sy të përvuajtur, si të ishin karkaleca të shpërndarë gjithandej.

8. Duke vrapuar drejt thirrësit, mosbesimtarët do të thonë: “Kjo është Ditë e vështirë.”

9. Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi (të Dërguarin), dhe ata e mohuan robin Tonë (Nuhun) duke i thënë: “I çmendur!” Edhe e tallën, edhe iu kërcënuan.

10. Pastaj ai e luti Zotin e tij (duke i thënë): “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”

11. Kështu Ne hapëm portat e qiellit me ujë që derdhej.

12. Dhe Ne bëmë burimet të gurgullojnë nga toka. Kështu ujërat (e qiellit dhe të tokës) u takuan për një çështje të paracaktuar.

13. Dhe Ne e mbartëm atë (në barkë) të ndërtuar me dërrasa të gozhduara.

14. Duke lundruar nën Sytë Tanë, një shpërblim për atë (Nuhun ‘alejhis–selam) i cili u mohua.

15. Dhe vërtet që Ne e kemi bërë këtë si tregues; atëherë a ka ndonjë që të përkujtojë (e të marrë këshillë)?

16. Por sa (i tmerrshëm) qe Ndëshkimi Im dhe Këshillimet e Mia?

17. Dhe me të vërtetë që e kemi bërë Kur’anin të lehtë për ta kuptuar dhe kujtuar; atëherë a ka ndonjë që të përkujtojë (e të marrë këshillë)?

18. Aadi e përgënjeshtroi (Pejgamberin e tyre, Hudin ‘alejhis–selam), por sa (i tmerrshëm) qe Ndëshkimi Im dhe Këshillimet e Mia?

19. E Ne çuam kundër tyre erë të furishme me fishkëllimë të egër ditën ogurzezë dhe me fatkeqësi të paprerë.

20. Duke i këputur njerëzit si të ishin rrënjë të shkulura hurmash.

21. Por sa (i tmerrshëm) qe Ndëshkimi Im dhe Këshillimet e Mia?

22. Dhe Ne vërtet që e kemi bërë Kur’anin të lehtë për ta kuptuar dhe kujtuar; atëherë a ka ndonjë që të përkujtojë (e të marrë këshillë)?

23. Themudi (po kështu) i përgënjeshtroi këshillimet.

24. Pasi ata thanë: “Një njeri! I vetëm nga të gjithë ne, që duhet t’i shkojmë pas? Vërtet që do të ishim krejt gabim, në mjerim ose të çmendur!

25. A është se Mesazhi përkujtues i është dërguar vetëm atij (Salihut ‘alejhis–selam) nga ne? Por ai s’është veçse gënjeshtar i pafytyrë!”

26. Nesër do ta marrim vesh se kush është gënjeshtari i pafytyrë!

27. Padyshim që Ne po e dërgojmë devenë si provë për ta. Kështu ti (o Salih) vështroji ata dhe rri i qetë!

28. Dhe njoftoi ata se uji do të ndahet ndërmjet (asaj dhe) atyre. E drejta e secilit për të pirë e vendosur (në radhë, një herë ajo, njëherë ata).

29. Por ata e thirrën shokun e tyre dhe ai e therri atë.

30. E sa (i tmerrshëm) qe Ndëshkimi Im dhe Këshillimet?

31. Vërtet që dërguam kundër tyre vetëm një Sajhah (britmë e tmerrshme shkatërruese) të vetme dhe ata u bënë si kallamat e tharë të atij që thur vathë.

32. Dhe vërtet që Ne e kemi bërë Kur’anin të lehtë për ta kuptuar dhe kujtuar; atëherë, a ka ndonjë që të përkujtojë (e të marrë këshillë)?

33. Përgënjeshtroi populli i Lutit këshillimet.

34. Sigurisht që Ne dërguam kundër tyre stuhi gurësh (e cila i shkatërroi ata të gjithë), përveç familjes së Lutit të cilën Ne e shpëtuam në orën e fundit të natës,

35. Si Mirësi nga Ne. Kështu e shpërblejmë Ne atë që falënderon (duke u bindur ndaj Nesh).

36. Dhe ai (Luti ‘alejhis–selam) sigurisht që i pat këshilluar ata për Shtrëngimin Tonë, por ata vërtet dyshuan në këshilla!

37. Dhe ata me të vërtetë që këkuan t’i fyejnë miqtë e tij (të bëjnë sodomi me ta), kështu që Ne ua verbuam atyre sytë (duke u thënë): “Shijoni pra Ndëshkimin Tim dhe Këshillimet e Mia.”

38. Dhe vërtet që një ndëshkim i vazhdueshëm i mbërtheu ata herët në mëngjes.

39. “Shijoni pra ju Ndëshkimin Tim dhe Këshillimet e Mia.”

40. Dhe Ne vërtet që e kemi bërë Kur’anin të lehtë për ta kuptuar dhe kujtuar; atëherë, a ka ndonjë që të përkujtojë (e të marrë këshillë)?

41. Dhe vërtet që këshillimet i shkuan popullit të Faraonit (me anë të Musait ‘alejhis–selam dhe Harunit ‘alejhis–selam).

42. Ata i përgënjeshtruan të gjithë Treguesit Tanë, kështu që Ne i mbërthyem me shtrëngimin e Një të Gjithëfuqishmi, Një Mbizotëruesi të Zotë për të vendosur Vullnetin e Tij.

43. A janë mosbesimtarët tuaj më të mirë se sa këta (popuj të parë të shkatërruar të Nuhut, Lutit, Salihut, Faraonit etj)? Apo keni të drejtën e paprekshmërisë (ndaj Ndëshkimit Tonë) në Shkrimet Hyjnore?

44. Apo thonë: “Ne jemi grupim i madh dhe ne do të jemi fitimtarë?”

45. Mizoria e tyre do t’ia mbathë dhe do të kthejnë shpinën.

46. Por jo, afati i tyre është Ora (për shpërblimin e tyre të plotë) dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhur.

47. Vërtet që Muxhrimunët (politeistët, mohuesit, mëkatarët, kriminelët) janë në gabim të madh (në këtë botë) dhe do të digjen (në Xhehenem në Botën Tjetër).

48. Ditën që ata do të tërhiqen zvarrë me fytyrë përmbys për në Zjarr (do t’u thuhet): “Shijoni ju përkëdheljen e Xhehenemit.”

49. Me të vërtetë që Ne e kemi krijuar çdo gjë me Kader (Paracaktimi Hyjnor i të gjitha gjërave para krijimit të tyre, shkruar në Librin e Ruajtur Hyjnor të Vendimeve për çdo ndodhi të çdo gjëje - El-Leuh El-Mahfudh).

50. Dhe Urdhëri Ynë është veçse një, sa një xixëllimë syri (sa hap e mbyll sytë).

51. Dhe vërtet që Ne kemi shkatërruar (njerëz) të ngjashëm me ju; atëherë, a ka ndonjë që të përkujtojë (e të marrë këshillë)?

52. E çdo gjë që ata kanë bërë, është e shënuar në Libër (të veprave të tyre).

53. Dhe çdo gjë, e vogël ose e madhe, është e shkruar (tashmë në El-Leuh El-Mahfudh që më përpara, para se të ndodhë ose para se të kryhet nga vepruesi).

54. Me të vërtetë që Muttekunët (të përkushtruarit në Besimin e Pastër Islam) do të jenë ndër Kopshte të Begatë dhe lumenj (të Xhennetit).

55. Në Kuvendin e së Vërtetës (në Xhennet) pranë Mbisunduesit Fuqiplotë (Allahut, i Gjithëlavdëruari, më i Larti, Zotëruesi i Madhështisë dhe Nderimeve).
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free