KUR’AN-i
Shqip – Albanian

55 - Err Rrahman



Err Rrahman - I Gjithëmëshirshmi

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. I Gjithmëshirshmi (Allahu)!

2. Ai ua mësoi (juve njerëz) Kur’anin.

3. Ai krijoi njeriun.

4. Ai i mësoi atij të folurit e bukur (e të shprehurit).

5. Dielli dhe hëna sillen në udhën e tyre të përcaktuar me faza të matura mirë për secilin.

6. Dhe bimët (pa kërcyell) dhe pemët bien në sexhde (para Allahut).

7. Dhe qiellin Ai e ka ngritur lart dhe Ai ka vendosur Barazpeshën.

8. Me qëllim që ju të mos e tejkaloni Barazpeshën.

9. Dhe përmbajuni peshojës me paanësi dhe mos e cënoni peshojën.

10. Dhe tokën Ai e bëri të shtrirë për krijesat.

11. Në të gjenden pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella.

12. Po kështu edhe drith me gjethe e kashtë për ushqim (për bagëtinë) edhe bimë me shije të ëmbël.

13. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju (njerëz dhe xhinde) e mohoni?

14. Ai krijoi njeriun (Ademin) nga balta e argjilës si balta e poçerisë.

15. Dhe Ai i krijoi xhindet nga flaka pa tym e zjarrit.

16. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

17. (Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe Zoti i dy perëndimeve (dy skajet më të largëta ku lind dhe perëndon dielli në fillim të verës dhe të dimrit).

18. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

19. Ai i lejoi dy detet të takohen ndërmjet veti.

20. Ndërmjet tyre është një pengesë (kufi që i dallon të dy) të cilën asnjëri prej tyre nuk mund ta shkelë.

21. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju (njerëz dhe xhinde) e mohoni?

22. Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e korale.

23. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

24. Dhe të Atij janë anijet lundrueses në det, të ngritura lartë si male.

25. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

26. Çdo gjë që është në të (në këtë ekzistencë) do të shuhet.

27. Ndërsa do të mbetet përgjithmonë Fytyra e Zotit tënd gjithë Madhështi e Lavdi.

28. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

29. Atij (Allahut) i luten dhe i kërkojnë (për nevojat e tyre) gjithkush që është në qiej e në tokë, dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në ndonjë çështje.

30. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

31. Ne do të kujdesemi për ju, o ju dy botë (e njerëzve dhe e xhindeve)!

32. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

33. O turmë e xhindeve dhe e njerëzve! Po patët fuqi për të kaluar përtej hapësirës së qiejve dhe të tokës, atëherë i kaloni! Por ju kurrë nuk do të mundeni t’i kaloni, përveç me fuqi (nga Allahu)!

34. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

35. Do të çohet kundër jush (xhindeve dhe njerëzve) flakë zjarri pa tym dhe tunxh (i shkrirë) dhe nuk do të mund të mbroheni.

36. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

37. E kur të çahet qielli e të bëhet ngjyrë trëndafili apo si vaj a si lëkurë e skuqur.

38. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

39. Atë Ditë nuk do të pyeten për gjynahet e tyre as njerëzit dhe as xhindet (sepse ata do të njihen nga shprehja e fytyrave të tyre, të zbardhura ose të nxira).

40. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

41. Do të njihen Muxhrimunët (politeistët, kriminelët, mëkatarët) nga shenjat e tyre (fytyrat e zeza) dhe do të tërhiqen për flokësh e për këmbësh.

42. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

43. Ky është Xhehenemi të cilin Muxhrimunët e mohuan.

44. Ata do të shkojnë mes tij (Xhehenemit) dhe ujit që vlon!

45. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

46. Dhe për atë i cili i frikësohet daljes para Zotit të tij, për të do të jenë dy Kopshte të Begatë (Xhennete).

47. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

48. (Xhennete) Me degë të hapura.

49. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

50. Në të dy (ato Xhennete) do të jenë dy burime që rrjedhin.

51. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

52. Në të dy (ato Xhennete) do të ketë çdo lloj fruti nga dy lloje.

53. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju (njerëz dhe xhinde) e mohoni?

54. Të mbështetur në shtretër të vijëzuar me mëndafsh e brokatë dhe frutat e të dy Kopshteve do t’i kenë te duart.

55. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

56. Ku në të dy (Xhennetet) do të kenë Kasiratut-Tarfi (vasha të dëlira, bukuroshe të brishta që i ndalojnë shikimet duke mos dashur askënd vetëm bashkëshortët e tyre) të cilat as njeri dhe as xhind nuk i ka prekur para tyre.

57. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

58. Ato janë si xhevahiri e diamanti.

59. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

60. A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos me të mirë?

61. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

62. Dhe përveç këtyre dy (Kopshteve) janë edhe dy Kopshte të Begatë të tjerë.

63. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

64. (Në ngjyrë) të gjelbër të errët.

65. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

66. Në të dy (ato Xhennete) do të jenë dy burime që gurgullojnë ujë paprerë.

67. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

68. Në të dy (ato Xhennete) do të ketë fruta, hurma dhe shegë.

69. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë Zotit tuaj ju e mohoni?

70. Ndër to (Kopshte) do të jenë (bashkëshortet) bukuroshe të ndershme e të mira.

71. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

72. Hyri (bukuroshe të brishta, të dëlira) të ruajtura në hije të tendës.

73. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

74. Të cilat as njeri dhe as xhind nuk i ka prekur para tyre.

75. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?

76. Dhe pushojnë në jastekë të gjelbër dhe shtroje të bukura të begatshme.

77. Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju (njerëz dhe xhinde) e mohoni?

78. I Lartësuar me Madhështi qoftë Emri i Zotit tënd (Allahut), Zotëruesi i Madhështisë dhe i Nderimit pa kufi.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free