KUR’AN-i
Shqip – Albanian

93 - Ed Duha



Ed Duha - Paraditja

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. (Betohem) për paraditën!

2. Për natën kur shtrinë errësirën!

3. Jo, nuk të ka braktisur ty (O Muhammed) Zoti yt dhe as nuk është i pakënaqur me ty!

4. Dhe se Bota e Ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para (jeta e dynjasë).

5. Dhe me të vërtetë që Zoti yt do të të dhurojë ty (gjithë të mirat) që ti të jesh më se i kënaqur.

6. A nuk të gjeti Ai ty (O Muhammed) jetim dhe të dhuroi strehim e kujdesje?

7. Dhe (a nuk) të gjeti Ai ty të pavetëdijshëm (për Kur’anin, për Islamin, për Pejgamberinë) dhe të udhëzoi?

8. Dhe (a nuk) të gjeti Ai ty të varfër dhe të begatoi?

9. Kështu pra, mos u sill ashpër me jetimin.

10. Dhe as lypësin mos e përzë.

11. Dhe shpalle lart Dashamirësinë e Zotit tënd (Pejgamberinë dhe gjithë Mirësitë e tjera që Ai të ka dhuruar)!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free