KUR’AN-i
Shqip – Albanian

91 - Esh Shems



Esh Shems - Dielli

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. (Betohem) për diellin dhe shkëlqimin e tij!

2. Për hënën kur e ndjek atë!

3. Për ditën kur shfaq ndriçimin (e diellit)!

4. Për natën kur e fsheh atë (diellin)!

5. Për qiellin dhe Atë i Cili e ndërtoi atë!

6. Për tokën dhe Atë që e shtriu atë!

7. Për Nefsin (Ademin, njeriun ose shpirtin) dhe për Atë që e përsosi atë në përmasa,

8. Pastaj i tregoi atij çfarë është e gabuar për të dhe çfarë është e drejtë për të!

9. Vërtet që do të ngadhënjejë ai i cili e pastron vetveten (që bindet dhe kryen gjithçka që urdhëron Allahu).

10. Dhe vërtet që dështon ai i cili e prish vetveten (që nuk i bindet Allahut dhe çfarë ka urdhëruar Ai).

11. Themudi përgënjeshtroi duke kaluar caqet.

12. Kur ja, më i poshtri nga ata doli (për të vrarë devenë).

13. Por i Dërguari i Allahut (Salihu ‘alejhis–selam) u tha atyre: “Kini mendjen! Ajo është deveja e Allahut! (kini frikë fundin shkatërrues) dhe mos e ndaloni që të pijë hisen e saj të ujit!”

14. Pastaj ata e përgënjeshtruan atë (Salihun ‘alejhis–selam) dhe e vranë atë (deven). Kësisoj Zoti i tyre i shkatërroi ata për shkak të mëkatit të madh të tyre dhe i bëri ata të barabartë në shkatërrim (të gjithë njerëzit e tyre, të pasur e të varfër, të fortë e të dobët etj)!

15. Dhe Ai (Allahu) nuk pati frikë për pasojat prej tij.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free