KUR’AN-i
Shqip – Albanian

85 - El Buruxh



El Buruxh - Yjet e mëdhenj

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. (Betohem) Për qiellin që mban yjet e mëdhenj “Buruxh!”

2. Për Ditën e Premtuar (të Kijametit)!

3. Për ditën dëshmuese (dita e Xhuma), dhe për ditën e Dëshmuar (dita e Arafatit gjatë kryerjes së Haxhit)!

4. Të mallkuar qenë populli i hendekut (në ndodhinë “Djali dhe Mbreti”)!

5. Të zjarrit me plot lëndë djegëse,

6. Kur ata qëndruan pranë tij (zjarrit),

7. Dhe ata dëshmuan çfarë ata po bënin kundër besimtarëve (duke i djegur ata).

8. Ata nuk kishin asgjë kundër tyre veçse ata besuan në Allahun, të Gjithëfuqishmin, Zotëruesin e Denjë për të gjitha lavdërimet!

9. Të Cilit i takon mbizotërimi i qiejve dhe i tokës! Dhe Allahu është Gjithdëshmues përmbi çdo gjë.

10. Vërtet se ata të cilët i vënë në sprovë besimtarët dhe besimtaret (duke i torturuar e stërmunduar ata) dhe pastaj nuk pendohen (tek Allahu), do të kenë ndëshkimin e Xhehenemit dhe do të kenë ndëshkimin e Zjarrit që digjet fort.

11. Vërtet që ata të cilët besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi, për ta do të jenë Kopshtet e Begatë nën të cilët rrjedhin lumenj (në Xhennet). Kjo është fitorja e madhe.

12. Vërtet (O Muhammed) Shtrëngimi (Ndëshkimi) i Zotit tënd është i ashpër.

13. Vërtetë që Ai është i Cili e fillon (ndëshkimin apo krijimin) dhe e përsërit.

14. Dhe Ai është gjithnjë Falësi i Madh, gjithë Dashuri.

15. Zotëruesi i Arshit të Lavdishëm,

16. Gjithëvepruesi për gjithçka që Ai dëshiron.

17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,

18. Të Faraonit dhe të Themudit?

19. Por prapëseprapë, mosbesimtarët vazhdojnë në përgënjeshtrim (duke mohuar të Dërguarin Muhammed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Mesazhin e tij Islam).

20. Dhe Allahu është Gjithërrethues i tyre nga ata nuk e vërejnë!

21. Por ai është Kur’ani i Lavdishëm.

22. (I skalitur) Në El-Leuh El-Mahfudh (në Pllakën e ruajtur mirë)!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free