KUR’AN-i
Shqip – Albanian

101 - El Kariah



El Kariah - Rënia e Orës

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. El-Kariah (Krisma e kijametit, Ora, Çasti Goditës)!

2. E ç’është El-Kariah?

3. Dhe çfarë do të të bëjë ty të kuptosh se ç’është El-Kariah?

4. Ajo është një Ditë kur njerëzimi do të jetë si flutura të shpërndara andej-këndej.

5. Dhe malet do të jenë si leshi i shprishur.

6. Pastaj sa për atë, peshoja e të cilit do të jetë e rëndë (nga punët e mira),

7. Ai do të bëjë jetë të kënaqur (në Xhennet).

8. Dhe sa për atë, peshoja e të cilit (e punëve të mira) do të jetë e lehtë,

9. Ai do të ketë shtëpinë e tij në Havijeh (në humnerën e pafund të Xhehenemit).

10. Dhe çfarë do të të bëjë ty të kuptosh se ç’është ajo?

11. Është Zjarri i ndezur përvëlues!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free