KUR’AN-i
Shqip – Albanian

98 - El Bejjineh



El Bejjineh - Dëshmija e qartë

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Ata që nuk besojnë (Muhammedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, Kur’anin, Islamin, Allahun Një) nga radhët e ithtarëve të Librave të Parë (jehudi e të krishterë) dhe Mushrikët nuk do ta linin (rrugën e tyre të mosbesimit), derisa t’u vinte atyre dëshmi e qartë,

2. Një i Dërguar nga Allahu, që t’u lexonte fletë të pastra (të pastruara nga të pavërtetat),

3. Në të cilat të përmbaheshin ligje të vërteta e të drejta nga Allahu.

4. Dhe ata të cilëve u qe dhënë Libri (jehuditë dhe të krishterët), nuk ndryshuan në qëndrimin e tyre (për ardhjen e Muhammedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), veçse pasi atyre u erdhi dëshmia e qartë (siç qe premtuar, pra Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me gjithë shpalljen e tij).

5. Dhe ata nuk u urdhëruan për tjetër, pos asaj që duheshin të adhuronin vetëm Allahun dhe të mos adhuronin tjetër përveç a përkrah Tij, të adhuronin Atë me besim të vërtetë e me përkushtim të plotë, edhe të kryenin faljen e detyruar të namazit (Ikametus-salat) e të jepnin Zekatin: dhe kjo është feja e drejtë, e vërtetë.

6. Padyshim se ata të cilët mohuan (Njësinë e Allahut, Islamin, Kur’anin dhe Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) qofshin nga ithtarët e Librave të Parë (jehudi e të krishterë) dhe qofshin nga Mushrikinët, do të jenë në Zjarrin e Xhehenemit, aty do të banojnë përherë. Ata janë krijesat më të këqija.

7. Padyshim se ata të cilët besuan (në Njësinë e Allahut, në të Dërguarin e Tij Muhammedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, në Kur’an, në Islam) dhe punuan mirësi e drejtësi (sipas këtij besimi), ata janë krijesat më të mira.

8. Shpërblimi i tyre është tek Zoti i tyre: Kopshtet e Begatë të Përjetësisë (në Xhennetin e Adnit) nën të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të banojnë aty përgjithmonë; Allahu i Kënaqur me ta dhe ata të kënaqur me Të. Ky është (shpërblimi) për atë i cili e ka frikë Zotin e vet.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free