KUR’AN-i
Shqip – Albanian

109 - El Kafirun



El Kafirun - Mosbesimtarët

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Thuaj: “O ju mosbesimtarë!

2. Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni,

3. Dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj,

4. Dhe as unë nuk do të jem adhurues i atyre që ju po i adhuroni,

5. Dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj.

6. Ju keni fenë tuaj dhe unë kam Fenë time (Islamin).”
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free