KUR’AN-i
Shqip – Albanian

87 - El A’la



El A’la - Më i Larti

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Lavdëro Emrin e Zotit tënd, më të Lartit,

2. I Cili krijoi (çdo gjë) dhe pastaj e përpjestoi drejt,

3. Dhe i Cili vendosi (drejt paracaktimin për çdo gjë); pastaj udhëzoi (i tregoi njeriut të mirën dhe të keqen, rrugën e drejtë dhe të gabuar),

4. Dhe i Cili nxjerr kullotën,

5. Pastaj e bën atë kërcell të nxirë.

6. Ne do të bëjmë ty të këndosh Kur’anin, kështu që ti nuk do ta harrosh,

7. Përveç asaj që mund të dojë Allahu. Vërtet që Ai e di ç’është e dukshme dhe ç’është e fshehur.

8. Ne do ta bëjmë të lehtë ty, rrugën e lehtë.

9. Kështu që përkujtoji (njerëzit) në rast se përkujtuesi u sjell dobi (atyre).

10. Përkujtimi do të merret nga ai që ka frikë Allahun.

11. Por do t’i shmangen të mjerët (të këqinjtë),

12. Të cilët do të hyjnë në Zjarrin e madh dhe do të bëhen ta shijojnë atë.

13. Në të cilin ai as nuk do të vdesë (e të jetë në qetësi) as nuk do të jetojë (jetë të mirë; as i gjallë e as i vdekur).

14. Padyshim se do të fitojë lumturinë kushdo që pastron veten (duke pastruar veten nga çdo grimcë politeizmi dhe duke qëndruar fort në Besimin e Pastër Islam),

15. Që përkujton në lavdërim Emrin e Zotit të tij dhe plotëson faljen e namazit.

16. Jo, por ju parapëlqeni jetën e kësaj bote,

17. Edhe pse Jeta e Përtejme është më e mirë dhe më e gjatë.

18. Me të vërtetë që kjo (këshillë) është edhe në Shkrimet e Para,

19. Në Shkrimet e Ibrahimit dhe të Musait (‘alejhimus-salatu ues-selam).
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free