KUR’AN-i
Shqip – Albanian

84 - El Inshikak



El Inshikak - Çarja e madhe

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Kur qielli të çahet.

2. Dhe dëgjon dhe i bindet Zotit të tij, - dhe duhet të bëjë kështu.

3. Dhe kur toka të shtrihet (të sheshohet),

4. Dhe të ketë nxjerrë gjithçka që ka pasur dhe të mbetet bosh.

5. Dhe dëgjon dhe i bindet Zotit të saj, - dhe duhet të bëjë kështu.

6. O ti njeri! Vërtet që ti po kthehesh drejt Zotit tënd - me veprat dhe sjelljet e tua në një kthim të sigurt, - kështu që ti do të takosh (përfundimin e veprave të tua që ti i ke bërë).

7. Pastaj, sa për atë të cilit do t’i jepet Libri i tij (i veprave të kryera) në dorën e djathtë,

8. Ai me të vërtetë që do të ketë llogari të lehtë,

9. Dhe do të kthehet te familja e tij gjithë gaz!

10. Por cilitdo që t’i jepet Libri i tij (i veprave të kryera) nga pas shpine,

11. Ai do të lusë shkatërrimin (e vet),

12. Dhe do të hyjë në Zjarrin e ndezur fort dhe do të bëhet të shijojë djegien e tij.

13. Vërtet që ishte tek njerëzit e tij gjithë gaz!

14. Vërtet që mendoi se nuk do të vinte kurrë përsëri (tek Ne)!

15. Po! Vërtet që Zoti i tij gjithnjë ishte Gjithëvëzhgues i tij!

16. Kështu pra, Unë betohem për muzgun e mbrëmjes!

17. Për natën dhe gjithçka që ajo mbledh në fshehtësinë e saj!

18. Për hënën kur vjen e plotë!

19. Ju patjetër që do të udhëtoni nga një gjendje në një gjendje tjetër.

20. Si është me ta, pse nuk besojnë?

21. Dhe kur u lexohet atyre Kur’ani, nuk përkulen e të bien në sexhde (për Allahun).

22. Por përkundrazi, ata që nuk besojnë, përgënjeshtrojnë!

23. Dhe Allahu e di më mirë çfarë grumbullojnë ata (nga veprat e mira dhe të këqija),

24. Kështu që shpallu atyre dënimin e dhimbshëm.

25. Përveç atyre që besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi; për këta është një shpërblim që nuk shterron kurrë (në Xhennetin e pambarim).
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free