KUR’AN-i
Shqip – Albanian

34 - Sebe’ë



Sebe’ë - Qyteti Sebe’ë

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun të Cilit i përkasin gjithë ç’është në qiej dhe gjithë ç’është në tokë. Për Të janë gjithë lavdërimet dhe falënderimet në Jetën e Pastajme dhe Ai është më i Urti Gjithëgjykues, Gjithënjohësi.

2. Ai di se çfarë shkon në tokë dhe çfarë del prej saj, dhe çfarë zbret nga qielli dhe çfarë ngritet drejt tij dhe Ai është Mëshirëploti, gjithnjë Falësi i Madh.

3. Dhe ata që nuk besojnë, thonë: “Kijameti nuk do të vijë tek ne.” Thuaju: “Po, për Zotin tim! Ai do të vijë mbi ju.” (Allahu është Ai) i Gjithëdituri i Gajbit (i së fshehtës), as edhe një thërrmijë, ose më e vogël se ajo ose më e madhe, nuk shpëton nga Dijenia e Tij në qiej ose në tokë, veçse është në Librin e Qartë (të ruajtur mirë në El-Leuh El-Mahfudh).

4. Me qëllim që Ai t’i shpërblejë ata që besojnë (në Allahun Një, në Islam) dhe që punojnë mirësi e drejtësi. Mu këta janë për të cilët është Falja dhe Rizkun Kerim (Begatia madhështore - Xhenneti i Begatë).

5. Por ata që përpiqen kundër Ajeteve Tona (provave, treguesve, shpalljeve) me qëllim që t’i ndalojnë e t’i asgjësojnë ato, mu për këta do të jetë dënimi më i ashpër poshtërues.

6. Dhe ata të cilëve u është dhënë dija, shohin se ajo që të shpallet ty (O Muhammed) nga Zoti yt është e vërteta dhe që udhëzon drejt Rrugës së të Gjithëmëshirshmit, Zotëruesit të të gjitha lavdërimeve.

7. Dhe ata që nuk besojnë, thonë: “A t’ju çojmë ju te një njeri (Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i cili do t’ju tregojë (se), kur ju të shprisheni plotësisht e të jeni bërë dhe e pluhur sa andej-këndej, atëherë ju do të ribëheni në një krijim të ri?

8. A ka trilluar ai (Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gënjeshtër ndaj Allahut apo mos ka çmenduri?” Jo, përkundrazi ata që nuk besojnë në Jetën e Përtejme janë vetë në dënim dhe në gabim tepër të largët.

9. A nuk e shohin ata çfarë ka para tyre dhe çfarë ka pas tyre nga qielli dhe nga toka? Po të duam Ne, do ta fundosnim tokën bashkë me ta, ose të bëjmë që një pjesë prej qiellit të bjerë mbi ta. Vërtet që në këtë është një tregues për çdo besimtar të vërtetë e të vendosur dhe që i kthehet Allahut (për çdo gjë, me nënshtrim e pendim).

10. Dhe vërtet që Ne i dhuruam Daudit Mirësi prej Nesh (duke i thënë): “O ju male! Lavdëroni (Allahun) bashkë me të! Edhe ju zogj!” Dhe Ne ia bëmë atij edhe hekurin të butë.”

11. (Duke i thënë): “Bëj këmisha të përsosura metalike mbrojtëse duke i vendosur mirë rrjetat me unaza; edhe ju (njerëz) punoni mirësi e drejtësi. Sigurisht që Unë për gjithçka që ju bëni, jam Gjithëvëzhgues.”

12. Edhe Sulejmanit (Ne ia nënshtruam atij) erën, (fluturimi) i paraditës ishte sa (udhëtimi) një muaj, dhe (fluturimi) i pasditës ishte sa (udhëtimi) një muaj. Dhe Ne bëmë që të rrjedhë për të burim tunxhi; kishte edhe xhinde që punonin përballë tij, me Lejen dhe Urdhërin e Zotit të tij dhe kushdo prej tyre që i shmangej Urdhërit Tonë, do t’a bëjmë të shijojë ndëshkimin e Zjarrit flakërues.

13. Dhe punonin për të çfarë dëshironte ai, ngritnin harqe (dhoma të larta), imazhe, ujëmbajtës të mëdhenj dhe enë të mëdha gatimi të vendosura (secila ku duhet). “Punoni ju, o familja e Daudit duke falënderuar!” Por pak nga robët e Mi janë falënderues.

14. Pastaj kur Ne vendosëm vdekjen për të (Sulejmanin), asgjë nuk u dha shenjë atyre (xhindeve) për vdekjen e tij, përveç një krimbi të vogël nga toka i cili po brente pak e nga pak në shkopin e tij, kështu kur ai ra përtokë, xhindet e panë qartë se po ta kishin ditur të panjohurën (Gajbin), nuk do të kishin ndenjur nën ndëshkimin poshtërues.

15. Më parë vërtet që ishte për (popullin) Seban një tregues në vendbanimin e tyre, - dy kopshte, në të djathtë dhe në të majtë (dhe iu tha atyre): “Hani nga dhurata e Zotit tuaj dhe jini falënderues ndaj Tij për vendin e lumtur, (dhe për) Një Zot gjithnjë Falës të Madh.”

16. Por ata u larguan (nga bindja ndaj Allahut), kështu që Ne lëshuam kundër tyre Sejlal-Arim (përmbytje nga diga e ujit me llym e gurë) dhe Ne i kthyem të dy kopshtet e tyre në toka që prodhonin fruta të këqij e të hidhur, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.

17. Kësisoj i shpërblyem Ne ata, sepse qenë mosbesimtarë, mosmirënjohës. Dhe Ne kurrë nuk shpërblejmë kësisoj, përveçse mosbesimtarët (mosmirënjohës).

18. Dhe Ne vendosëm mes tyre dhe qyteteve që Ne i patëm bekuar, qytete që shiheshin nga afër dhe Ne bëmë për ta largësinë (e udhëtimit) të lehtë (duke u thënë): “Udhëtoni ndër ta të sigurt ditën dhe natën.”

19. Por ata thanë: “Zoti ynë! Na e zgjat largësinë mes nesh (nga një qytet në tjetrin)” dhe ata i bënë keq vetvetes; kështu Ne i bëmë ata si (të mos kishin qenë në tokë me të vërtetë, por) përralla dhe Ne i shpërndamë ata të gjithë të degdisur. Vërtet që në këtë (ndodhi) ka tregues të qartë për çdo njeri të vendosur e falënderues.

20. Dhe vërtet që Iblisi vërtetoi mendimin e tij për ta, dhe ata i shkuan pas atij të gjithë, veç një grupi besimtarësh të vërtetë.

21. Dhe ai (shejtani) nuk pati asnjë fuqi mbi ta, përveç se Ne të mund ta njihnim atë që beson në Jetën e Pastajme nga ai që dyshon në të. Dhe Zoti yt është Hafidh përmbi gjithçka (Ruajtësi, i Gjithëdituri për çdo gjë).

22. Thuaju (O Muhammed): “Thirruni atyre të cilët ju i pohoni (të jenë zota) në vend të Allahut (Një); ata nuk kanë as sa pesha e një grimce, - qoftë në qiej, qoftë në tokë, as nuk kanë aspak pjesë në ndonjërin prej tyre (në qiej ose në tokë) dhe as nuk ka ndonjë mbrojtës tek Ai për to nga mesi i tyre.

23. Ndërmjetësimi tek Ai nuk sjell dobi përveç për atë për të cilin Ai lejon. Derisa të largohet frika nga zemrat e tyre (e melekëve), ata (melekët) do të thonë: “Çfarë ka thënë Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Të vërtetën. Dhe Ai është më i Larti, më i Madhi.”

24. Thuaju: “Kush ju furnizon ju nga qielli dhe nga toka?” Thuaj: “Allahu. Dhe me të vërtetë (ose) ne ose ju, ja në udhën e drejtë, ja në gabim të qartë.”

25. Thuaju: “Ju nuk do të pyeteni për gjynahet tona dhe as ne nuk do të pyetemi për çfarë ju veproni.”

26. Thuaju: “Zoti ynë do të na mbledhë ne së bashku (Ditën e Ringjalljes), pastaj Ai do të gjykojë mes nesh me të vërtetën. Dhe Ai është i Drejti, i Gjithëdituri për gjendjen e vërtetë të të gjitha punëve.” (Tefsir Ibn Kethir).

27. Thuaju: “M’i tregoni mua ata të cilët ju ia keni bashkuar Atij si të barabartë me Të. Jo, kurrë! Përkundrazi, Ai është Allahu (Një, i Vetëm), i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.”

28. Dhe Ne të kemi dërguar ty (O Muhammed) veçse përgëzues dhe këshillues për gjithë njerëzimin, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

29. Dhe thonë: “Kur është ky premtim (Dita e Ringjalljes), nëse jeni që e thoni të vërtetën?”

30. Thuaj: “Pikëtakimi për ju është për një Ditë të cilën ju as nuk mund ta afroni qoftë për një orë (për një moment) dhe as ta shtyni.”

31. Dhe ata që mohojnë thonë: “Ne nuk besojmë në këtë Kur’an, as në çfarë ishte para tij”, por sikur t’i shikoje kur Dhalimunët (mohuesit, keqbërësit) të detyrohen të qëndrojnë para Zotit të tyre, se si do t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit! Ata që ishin të dobët do t’u thonë atyre që ishin kryelartë: “Po të mos ishit ju, ne sigurisht që do të kishim qenë besimtarë!”

32. E ata që ishin kryelartë do t’u thonë atyre që ishin të dobët: “A ne ju ndaluam ju nga udhëzimi (që të drejtoheshi) pasi ai erdhi te ju? Përkundrazi, ju ishi Muxhrimunë (politeistë, mëkatarë, kriminelë, të pabindur ndaj Allahut).”

33. Ndërsa ata që ishin të dobët do t’u thonë atyre që ishin kryelartë: “Jo, ishte përbetimi juaj që thurnit natën e ditën, kur ju na urdhëronit ne të mos besojmë Allahun dhe t’i bashkojmë Atij shokë!” Dhe secila (palë) prej tyre do të fshehë keqardhjen e vet (për mosnënshtrimin ndaj Allahut në jetën e kësaj bote), kur të shohin ndëshkimin. Dhe Ne do të vëmë jaka hekuri në qafat e atyre që mohuan. A janë shpërblyer (për tjetër), veç për çfarë patën vepruar?

34. Dhe Ne nuk dërguam këshillues në ndonjë vendbanim, veçse gjithnjë ata të cilëve u ishte dhënë pasuria dhe begatia e kësaj bote nga mesi i tyre, do të thoshin: “Ne nuk besojmë në (Mesazhin) me të cilin ju jeni dërguar.”

35. Dhe ata thonë: “Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë dhe ne nuk do të ndëshkohemi.”

36. Thuaj (O Muhammed): “Padyshim se Zoti im shton dhe pakëson furnizimin për atë që do Ai, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”

37. Dhe nuk është as pasuria juaj dhe as fëmijët tuaj, që ju afrojnë te Ne (që e kënaqin Allahun), por vetëm ai (do të fitojë Kënaqësinë Tonë) i cili beson (me Besimin e Pastër Islam) dhe që punon mirësi e drejtësi; sa për të këtillët, do të ketë shpërblim të dyfishtë për çfarë punuan dhe do të pushojnë në vendbanime të larta (në Xhennet) në paqë dhe në siguri.

38. Dhe ata që luftojnë kundër Ajeteve Tona (kundër provave, treguesve, shpalljeve Tona) për t’i penguar dhe prishur ato, do të sillen në ndëshkim.

39. Thuaj (O Muhammed): “Padyshim se Zoti im shton Rizkun (të mirat, furnizimin) për kë Ai do nga robët e Tij dhe pakëson (atë) për të dhe çfarëdo që të shpenzoni ju nga ndonjë gjë (për Hir të Allahut), Ai do t’jua zëvendësojë atë. Dhe Ai është më i Miri Furnizues.”

40. Dhe (kujto) Ditën kur Ai do t’i mbledhë ata të gjithë së bashku dhe pastaj do t’u thotë melekëve: “A ju ishi ata që u adhuruat prej këtyre njerëzve?”

41. Ata (melekët) do të thonë: “I Lartësuar je Ti! Ti je Vali (Zoti) ynë në vend të atyre. Përkundrazi, ata adhuronin xhindet; shumica e tyre besonin në ta.”

42. Kështu sot (Ditën e Ringjalljes) askush nga ju as nuk mund t’i bëjë dobi dhe as ta dëmtojë njëri-tjetrin. Dhe Ne do t’u themi atyre që vepruan të gabuarën (duke adhuruar të tjerë: si melekë, xhinde, pejgamberë, shenjtorë, njerëz të tjerë të përkushtuar etj, përkrah a në vend të Allahut): “Shijoni ndëshkimin e Zjarrit të cilin ju gjithnjë e përgënjeshtruat.”

43. Dhe kur u njoftohen atyre Vargjet Tona të Qarta, thonë: “Ky (Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) s’është veçse një njeri i cili dëshiron t’ju largojë ju nga ato që gjithnjë adhuruan baballarët tuaj.” Dhe thonin: “Ky (Kur’an) s’është veçse gënjeshtër e trilluar.” Dhe ata që nuk besojnë, thonë për të vërtetën (Pejgamberin Muhammed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur Allahu e solli atë si të Dërguar me prova, dëshmi, tregues, shenja, Vargjet e Tij etj), kur ajo erdhi mes tyre: “Kjo s’është veçse magji e kulluar!”

44. Dhe Ne nuk u dhamë atyre Libra (Hyjnorë) që të mund t’i studionin, as nuk çuam tek ata para teje (O Muhammed) ndonjë këshillues (të Dërguar),

45. (Vetëm se) edhe ata para tyre përgënjeshtruan; këta nuk kanë marrë as një të dhjetën e asaj që Ne u patëm dhënë atyre (të parëve), prapëseprapë ata i mohuan të Dërguarit e Mi; por si qe (sa i tmerrshëm qe) mohimi (ndëshkimi) Im!

46. Thuaju (atyre, o Muhammed): “Unë ju bëj thirrje juve vetëm te një gjë: që ju të qëndroni për Hir të Allahut në grup ose vetëm, - dhe të mendoni thellë (në veten tuaj, jetën e të Dërguarit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem); nuk ka aspak çmenduri te shoku juaj (Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ai është vetëm këshillues për ju përballë një ndëshkimi të rreptë.”

47. Thuaj (O Muhammed): “Çfarëdo shpërblimi që mund t’ju kërkoj, ai është i juaji. Shpërblimi im është vetëm nga Allahu dhe Ai është përmbi çdo gjë Dëshmues.”

48. Thuaj (O Muhammed): “Me të vërtetë Zoti im zbret Frymëzimin dhe e shpall qartë të vërtetën; i Gjithënjohuri i Gajbit (i gjithë të fshehtave).”

49. Thuaj: “E vërteta (Kur’ani dhe Frymëzimi i Allahut) ka ardhur dhe El-Batil (gënjeshtra, e gabuara - shejtani) as nuk mund të krijojnë, as nuk mund të ringjallin (gjë).”

50. Thuaj (O Muhammed): “(Edhe) në qoftë se unë gaboj, do të gaboj vetëm për humbjen time, por në qoftë se unë mbetem i udhëzuar, kjo është nga Frymëzimi i Zotit tim ndaj meje. Vërtet që Ai është Gjithëdëgjues, kurdoherë i Afërt.”

51. Dhe veç sikur t’i shihje kur ata të tmerrohen pa (pasur) shpëtim dhe do të rrëmbehen nga një vend fare të afërt.

52. Dhe ata do të thonë (në Jetën e Pastajme): “Tash ne vërtet besojmë”; por si munden ata të fitojnë (besimin dhe pranimin e pendimit të tyre nga Allahu) nga një vend tepër i largët (që të kthehen përsëri në jetën e dynjasë)?

53. Dhe me të vërtetë që ata nuk besuan (në Njësinë e Allahut si Një e të Vetëm, në Kur’an dhe në të Dërguarin, Muhammedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më parë (në dynja), si dhe thurin hamendje për të fshehtën (për Jetën e Përtejme, për Xhennetin, për Xhehenemin, për Ringjalljen, për Premtimin e Allahut duke thënë se e gjitha kjo është e pavërtetë) që nga larg.

54. Dhe një pengesë e pakalueshme do të vendoset mes tyre dhe asaj (Et-Teubah: kthimi me pendim tek Allahu dhe pranimi i Besimit) që ata dëshirojnë, siç është bërë në të shkuarën me popuj të llojit të tyre. Vërtet që ata ishin në dyshim të thellë.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free