KUR’AN-i
Shqip – Albanian

102 - Et Tekathur



Et Tekathur - Dëshira ambicioze

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Ambicja e ndërsjellë (mes jush për të grumbulluar pasuri në dynja) ju largoi ju (nga gjërat më të rëndësishme),

2. Derisa të vizitoni varret (të vdekur).

3. Jo, (nuk duhet kështu)! Gjithsesi këtë do ta kuptoni së shpejti!

4. Përsëri jo, jeni gabim! Ju shpejt do ta kuptoni!

5. Jo, pse, sikur ta dinit me bindje të vërtetë (nuk do të vepronit kështu).

6. Vërtet që do ta shihni Zjarrin flakërues (të Xhehenemit)!

7. Dhe përsëri pra, do ta shihni atë me shikim të qartë e të vërtetë!

8. Pastaj atë Ditë ju do të pyeteni për lumturinë (pas së cilës ju u dhatë aq shumë në dynja)!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free