KUR’AN-i
Shqip – Albanian

112 - El Ihlas



El Ihlas (Et Teuhid) - Njësia e besimit

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm.

2. Allahu është Es-Samed (Zotëruesi i Vetëmjaftueshëm, Absolut me të gjitha Cilësitë e përsosura në shkallën më të Lartë, për të Cilin kanë nevojë të gjitha krijesat dhe të gjitha Atij i drejtohen; i Përhershmi; i Pafillim dhe i Pambarim; Ai s’ka nevojë për asgjë; as ha dhe as pi).

3. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.

4. Dhe s’ka asnjë të barabartë ose të krahasueshëm me Të (Një, i Vetëm, i Pashok).”
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free