KUR’AN-i
Shqip – Albanian

92 - El Lejl



El Lejl - Nata

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. (Betohem) për natën kur mbështjell!

2. Për ditën kur shfaqet me ndriçim!

3. Për Atë që krijoi mashkullin e femrën!

4. Vërtet që përpjekjet dhe veprat tuaja janë të shumëllojshme (me qëllime dhe dëshira të ndryshme);

5. Sa i përket atij që jep (për Hirë të Allahut) dhe plotëson detyrimin ndaj Allahut, edhe i frikësohet Atij,

6. Edhe beson dhe e vërteton në El-Husna (për më të Mirën).

7. Atëherë Ne do t’ia bëjmë atij të sheshtë rrugën e lehtë.

8. Por ai i cili është koprrac i etur dhe e mendon veten të pavarur (nga Zoti),

9. Dhe përgënjeshtron El-Husna (më të mirën),

10. Atëherë Ne do t’ia bëjmë atij të sheshtë udhën për të keqen (të vështirën).

11. Dhe çfarë do t’i vlejë atij pasuria, kur ai bie poshtë (në shkatërrim)?

12. Vërtet që i Yni është (të jepet) udhëzimi.

13. Dhe vërtet që me Ne është e fundit (Jeta e Pastajme) dhe e para (jeta e dynjasë).

14. Kësisoj Unë ju kam tërhequr vërejtjen për Zjarrin e ndezur fort.

15. Asnjë nuk do të hyjë në të përveç më të ligut.

16. I cili mohon dhe kthen shpinën.

17. Ndërsa do të shpëtohet prej tij (Zjarrit) El-Muttekun (i përkushtuari në Besimin e Pastër Islam).

18. Ai i cili e shpenzon mallin e tij për të shtuar dhe pastruar pastërtinë shpirtërore,

19. Dhe i cili nuk ka në mendjen e tij për të përfituar ndonjë mirësi nga kushdo qoftë prej të cilit pritet ndonjë shpërblim në kthim,

20. Por vetëm për të kërkuar Fytyrën e Allahut, më të Lartit.

21. Ai padyshim që do të fitojë kënaqësi (të plotë, me hyrjen në Xhennet).
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free