KUR’AN-i
Shqip – Albanian

104 - El Humezah



El Humezah - Shpifësi

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Mjerë për secilin që shpif e përgojon,

2. I cili ka grumbulluar pasuri dhe (veç) e numëron atë (dhe nuk jep për Hir të Allahut)!

3. Ai mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.

4. Jo, kurrë! Përkundrazi, do të hidhet në El-Hutamah (nga emrat e Zjarrit të Xhehenemit).

5. Dhe çfarë do të të bëjë ty të kuptosh se ç’është El-Hutamah?

6. Zjarr i Allahut i ndezur fort.

7. I cili depërton mu në zemër.

8. Vërtet që ai do t’i mbyllë e do të bëhet një me ta,

9. Në kolona të zgjatura (do të ndëshkohen në Zjarr me shtylla djegëse).
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free